Botë

Maqedonia voton sot për zgjedhjet lokale

Sot prej orës 07:00 deri 19:00 do të zhvillohen votimet për zgjedhjet lokale në Republikën e Maqedonisë.

Të drejtë vote kanë 1.814.644 votues, transmeton Alsat.

Votimet do të mbahen për zgjedhjen e udhëheqësve lokalë në 80 komuna të Maqedonisë, ndërsa komuna me numrin më të madh të votuesve është Shkupi.

Ndërkohë Asociacioni qytetar “MOST” do të mbikëqyrë sot zgjedhjet lokale me 2400 vëzhgues në terren. Rreth 50% e vendvotimeve do të kenë nga një anëtarë të MOST-it i cili do të vëzhgojë mbarëvajtjen e procesit zgjedhorë.