Botë

Profeti i së djathtës së re gjermane

Goetz Kubitschek, i vetëshpalluri “intelektual djathtist” jeton në një shtëpi të periudhës së mesjetës në Schnellroda, një fshat i Gjermanisë Lindore.

Prej këtij vendi të izoluar, të lashtë, Kubitschek (47) ushtron ndikim të konsiderueshëm mbi mendimtarët e së djathtës ekstreme, aktivistët dhe politikanët nga e tërë Gjermania, që ndërmarrin pelegrinazhe të rregullta drejt Schnellrodas, për një takim me të, transmeton sot “Koha Ditore” shkrimin e NYT.

Kjo shtëpi shërben edhe si zyrë për revistën dhe shtëpinë botuese, të cilën Kubitschek e drejton me të shoqen, autoren Ellen Kositza, ashtu si edhe për një institut të së djathtës, i quajtur thjesht “Instituti për Politika Shtetërore”. Ngjitur me zyrat është një fermë e vogël organike, ku ai rrit lepuj dhe dhi.

Kubitschek e quan veten konservator, që lufton për ta ruajtur “identitetin etno-kulturor” të Gjermanisë, identitet ky që sipas tij, është rrezikuar nga migrimi dhe efektet të të huajve të modernizmit. Ai identifikohet pjesë e “Të djathtës së re” gjermane, që synon të shkëputet nga “e djathta e vjetër”, që në Gjermani nënkupton nazistët. Revista gjermane “Der Spiegel” në një rast i ishte referuar si “kalorësi i errët” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.