Botë

Robinson Kruzo modern

Mauro Morandi është shtatëdhjetetetë vjeç. Ai mbahet mirë për vitet që rëndojnë mbi shpatullat e tij. Kalon shumicën e ditës duke ecur nëpër brigjet shkëmbore të ishullit Budelli.

Shkon poshtë e lartë me kokën të kthyer nga panorama mahnitëse e ujërave të kaltra. Nuk u frikësohet as rrymave e valëve që e kishin përplasur dikur në këtë breg. Madje mahnitet teksa i shikon zhbirueshëm, shkruan sot në të dielën me "Koha Ditore".

Nuk mërzitet fare teksa dita kalon ngadalë në këtë pjesë të botës.

Si mushkonjat

“Ne mendojmë se jemi gjigantë që mund ta dominojmë e mbisundojmë botën, por ne nuk jemi më të mëdhenj se mushkonjat”, thekson Morandi.

Ka një qetësi të brendshme shpirtërore që i reflektohet edhe teksa flet për jetën. Të lë përshtypjen e një njeriu që ka gjetur rehatinë me veten. Dhe për këtë e falënderon ishullin që dikur përfundoi si i humbur.

Më 1989, një rrymë e fuqishme ujore ndërmjet Sardinias dhe Krosikës në Mesdhe ia kishin ndërruar drejtimin mjetit lundrues të Morandit. Dhe po këto forca të fuqishme e të pakontrollueshme e sollën atë në brigjet e ishullit Budelli. Por burri nuk u largua pavarësisht se erdhi kundër vullnetit të tij... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.