Botë

Duterte do që të marrë të drejtën të arrestojë kundërshtarët politikë

Presidenti i Filipineve thotë se i ka kërkuar sekretarit të tij të financave që të refuzojë një paketë financiare nga Britania.

Ai ka shtuar se është gati të shkëpusë të gjitha lidhjet diplomatike me të gjitha vendet e evropiane, rreth aksioneve të tij vdekjeprurëse në luftimin e drogës.

Presidenti, Rodrigo Duterte kërcënoi në një televizion të premten, duke thënë se do “të deklarojë një qeveri revolucionare deri në fund të mandatit të tij”, që e lejon atë të arrestojë kundërshtarët dhe të fillojë një luftë të gjithanshme kundër guerilasve komunistë nëse ata tentojnë ta destabilizojnë qeverinë e tij./REL