Botë

Boyle: Grupi terrorist më vrau vajzën dhe më dhunoi gruan

Kanë arritur në Kanada familja amerikano-kanadeze, pas pesë vjetësh të mbajtur peng nga një grup ekstremist i lidhur me talebanët.

Në një deklaratë në Toronto, kanadezi Joshua Boyle, ka thënë se grupi terrorist i kishte vrarë vajzën dhe se bashkëshortja e tij ishte dhunuar seksualisht nga një roje dhe eprori i tij.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara në vazhdimësi e kanë akuzuar Pakistanin se po shpërfillë praninë e Haqqanit dhe grupeve të tjera ekstremiste brenda kufijve të saj.

SHBA-ja e konsideron grupin Haqqani si organizatë terroriste.

Amerikanja, Caitlan Coleman dhe burri i saj kannadez, Joshua Boyle, ishin rrëmbyer nga grupi ekstremist Haqqan në vitin 2012. Coleman ishte shtatzënë në atë kohë dhe kishte tre fëmijë./rel