Me thikë në dorë e ‘Allah Akbar’, shqiptari dhe marokeni bëjnë terror në Firence

Me thikë në dorë e ‘Allah Akbar’, shqiptari dhe marokeni bëjnë terror në Firence

13 tetor 2017 09:54

Orë frikë në orët e natës në qytetin e Firences. Një shqiptar 30-vjeçar dhe një maroken 31 vjeç kanë terrorizuar njerëzit që ndodheshin në një diskotekë në qytetin e vjetër italian.

Në gjendje të dehur dhe me thika në duar, ata janë futur në lokalin e natës dhe kanë nisur të kërcënojnë njerëzit aty, duke thirrur edhe me fjalët ‘Allah Akbar”.

Menjëherë kanë ndërhyrë rojet e diskotekës, por shqiptari e marokeni i kanë sulmuar, ndërsa më pas kanë shkatërruar edhe 4 makina që ndodheshin jashtë.

Ata janë kthyer sërish në diskotekë duke thirrur sërish ‘Allah Akbar’. Tensioni dhe frika ka qenë e madhe ndër njerëzit të cilët kanë dalë duke ulëritur jashtë diskotekës. Njëri prej rojeve ka treguar se, marokeni i kishte vendosur thikën në fyt, por që e kishte shtrirë për tokë disa momente dhe më pas ishin larguar.

Komentet

I zgjuari16/10/2017 09:54

Hajvana. Pijaneca te fliqt. Qka ka me lyp Muslimani ne Disco? Baraba veq, po qfar Muslimani. Muslimani i vertet nuk bënë gjeste Shtazore.

Shto koment

Të ngjashme