Botë

Holanda nuk lejon aterrimin e ministrit të jashtëm turk në Roterdam

Qeveria e Holandës të shtunën, duke përmendur arsyen e sigurisë, ndaloi aeroplanin e shefit të diplomacisë turke Mevlut Çavushoglu që të aterrojë në Roterdam ku po synonte, që pavarësisht ndalesës së autoriteteve lokale, t’iu drejtohet qytetarëve turq në prag të votimit për kompetenca më të mëdha për presidentin turk.

Vendimi i qeverisë holandeze që të tërheqë lejen për aterrimin e aeroplanit turk ka përkeqësuar kontestin diplomatik ndërmjet dy vendeve anëtare të NATO-s për shkak të kampanjës në prag të referendumit turk për reforma kushtetuese, vlerëson agjencia e lajmeve AP.

Ndryshe, presidenti turk Recep Tajip Erdogan ka kritikuar sot holandezët si “fashistë dhe mbetje të nazizmit”, pasi që qeveria holandeze ndaloi aeroplanin e ministrit të Jashtëm turk që të aterrojë në Roterdam, raporton Reuters.

Erdogan më herët kishte krahasuar me nazistët edhe ndalimin e disa mitingjeve turke në Gjermani.