Izraeli mbështet SHBA-në për vendimin e tërheqjes nga UNESCO

Izraeli mbështet SHBA-në për vendimin e tërheqjes nga UNESCO

12 tetor 2017 19:02

Kryeministri izraelit Benjamin Netenyahu ka vlerësuar vendimin e SHBA-së si “të guximshëm dhe moral”, pasi ata sot morrë vendim të largohen nga UNESCO.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr nga UNESCO shkaku i fushatës kundër Izraelit, transmeton Koha.net.

Vitin e kaluar Izraeli ndërpreu bashkëpunimet me UNESCO-n pasi u miratua një rezolutë e cila nuk bëri asnjë referencë për lidhjet hebraike në Jerusalem.

Meqë Izraeli është përmendur si njëra prej arsyeve, presidenti amerikan kishte kërcënuar më herët me tërheqjen e mundshme shkaku i asaj që e kishte vlerësuar si fushatë kundër vendit.

SHBA-ja ndaloi financimin e UNESCO-s, pasi kjo organizatë e pranoi Palestinën si anëtare qysh në vitin 2011, pavarësisht kundërshtimeve të ashpra nga Izraeli.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme