Botë

Qeveria e Katalonjës Deklaratën e Pavarësisë e konsideron vetëm akt simbolik

Deklarata për pavarësinë që e ka nënshkruar lideri katalunas, Carles Puidgemont është vetëm “akt simbolik” bëhet e ditur nga Qeveria e Katalonjës, transmeton AFP.

Zëdhënësi i Qeverisë, Hordi Turul ka thënë se deputetët kanë nënshkruar deklaratën e cila është “akt simbolik që kemi shpreh angazhimin tonë për pavarësi” duke shtuar se deklaratën zyrtare duhet ta miratojë Parlamenti i Katalonjës.