Putin: Monedhat digjitale përbëjnë “rrezik serioz” Foto: Ilustrim

Putin: Monedhat digjitale përbëjnë “rrezik serioz”

11 tetor 2017 09:46

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për rregullimin e monedhave digjitale, siç është Bitcoin, duke thënë se këto monedha përbëjnë “rrezik serioz”.

“Monedhat digjitale lëshohen nga një numër i pafund i entiteteve të panjohura”, tha Putin duke shtuar se “blerësit e këtyre monedhave mund të përfshihen në aktivitete të paligjshme”.

Ai më tutje tha se monedhat digjitale mund të përdoren për shpëlarje të parave, evazion fiskal dhe për financim të terrorizmit, raporton REL.

Vladimir Putin, bëri thirrje për “rregullim të ambientit” të bazuar në eksperiencat ndërkombëtare që mbrojnë interesat e bizneseve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme