Komiteti për punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, ka bërë thirrje për sanksione të rrepta ndaj Rusisë dhe për një mekanizëm që sjellë vendet e partneritetit lindor, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën më afër Bashkimit Evropian.
Komiteti ka aprovuar rekomandimet në votën e 10 tetorit, para samitit të Partneritetit Lindor (EaP) në Bruksel, më 24 nëntor.
Rekomandimet janë jo detyruese dhe mund të injorohen gjatë takimit të krerëve të BE-së dhe qeverisë me homologët nga gjashtë vendet e partneritetit lindor, që përfshijnë po ashtu Armeninë, Azerbajxhanin dhe Bjellorusinë.
Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina kanë përpiluar marrëveshje të ndërmjetësimit, për të forcuar lidhjet me Bashkimin Evropian
-
10 tetor 2017 22:46
-
Shpërndaje në: