Më në fund arrihet marrëveshja për krijimin e qeverisë holandeze, 208 pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, njoftoi sot media vendase, që risjell në vëmendje një fakt tjetër interesant.
Edhe në vitin 1977 u deshën 208 ditë për krijimin e qeverisë, një shenjë që tregon për ngadalësinë me të cilën liderët holandezë trajtojnë krijimin e qeverisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNesër do të paraqitet programi i qeverisë së koalicionit të qendrës së djathtë, drejtuar nga VVD-ja, partia e kryeministrit Mark Rutte, së bashku me kristiandemokratët e CDA-së, liberalët e D66-tës dhe konservatorët e Christen Unie.
Zgjedhjet e 15 marsit shënuan fundin e koalicionit me laburistët e PVDA-së, anëtar i së cilës është edhe ministri i Financave, dhe presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, të cilët humbën në zgjedhje nga 19,1 për qind në 5,7 për qind.
Për Rutten ky është koalicioni i tretë i qeverisë.
Për të mbërritur në formimin e vërtetë të qeverisë janë të domosdoshme edhe disa lëvizje, fillimisht te partitë që sot arritën marrëveshjen e koalicionit dhe më pas në parlament.
Betimi i qeverisë, sipas medias holandeze, duhet të bëhet rreth 23 tetorit.
Duke thyer kështu çdo rekord.
Për më tepër, sapo kanë filluar të dalin në dritë edhe hollësitë për programin qeverisës, që do të bëhet i ditur nesër.
Mes masave të ndërmarra, ekzekutivi i ri ka vendosur shkurtimin me 15 për qind të taksave në dividendin e paguar prej kompanive për ta bërë Holandën më tërheqëse ndaj investitorëve të huaj.
Është parashikuar edhe një shtrëngim i prostitucionit legal, me rifutjen e së ashtuquajturës ”ndalim i shfrytëzimit”, i hequr në vitin 2000 dhe futja e licencës së detyruar për prostitutat.