Botë

Një tërmet me fuqi prej 6.3 ballë goditi Kilin

Një tërmet me fuqi prej 6.3 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur veriun e Kilit, njoftoi Enti Gjeologjik amerikan.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 70 kilometra në lindje të qytetit bregdetar Arica, afër kufirit me Perunë.

Tërmeti është regjistruar në thellë prej 82 kilometrave dhe aktualisht nuk ka informacione për viktima dhe dëme materiale.