Botë

Zjarre të fuqishme në Kaliforni, 10 të vdekur e rreth 20 mijë të evakuuar

Zjarre të fuqishme kanë përfshirë një pjesë të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , ku të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe rreth 20 mijë njerëz janë evakuuar.

Shtatëmbëdhjetë vatra zjarrit janë përhapur me shpejtësi në të gjithë vendin, ndërsa janë djegur rreth 90 mijë hektarë tokë.

Për shkak të erërave të forta zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe, në Anaheim, qindra zjarrfikës janë mobilizuar për të luftuar me zjarrin që ka djegur rreth1500 prona.

Këto zjarre kanë shkatërruar strukturat dhe vazhdojnë të kërcënojnë mijëra shtëpi, e ndërsa evakuimi e mijëra banorëve ishte i nevojshëm, deklaruan autoritetet. Gjithashtu janë raportuar viktima të tjerë dhe disa njerëz janë raportuar si të humbur.

Dëshmitarët janë shprehur se ishte si një ferr i vërtetë dhe se nuk kishin parë asnjëherë një situatë të tillë më parë.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka dhënë një paralajmërim për zonën e San Franciskos se “çdo zjarr që zhvillohet ka ngjarë të përhapet me shpejtësi për shkak të kushteve të favorshme”.

E ndërsa një vreshti i tha se prona e tij me shumë mundësi tashmë duhet të jetë të shkatërruar pasi ai dhe familja e tij u evakuuan dhe nuk dinë asgjë më për pronën e tyre.

{gallery}