Një brigadë shumëkombëshe, e destinuar për të riforcuar krahun lindor të NATO-s në Rumani, do të jetë operacionale deri në fund të vitit 2018, deklaroi presidenti rumun, Klaus Iohannis, me rastin e një vizite të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Kam besim se ne do të respektojmë angazhimet tona që kjo brigadë të jetë plotësisht operacionale para fundit të vitit 2018”, nënvizoi presidenti rumun.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendosur në Krajovë (jug), brigada do të drejtohet nga Rumania dhe do të përfshijë gjithashtu ushtarë polakë, portugezë, bullgarë, italianë dhe gjermanë.
Kjo iniciativë u ndërmor në kuadër të riforcimit të pranisë së NATO-s në ish-vendet e bllokut sovjetik, shqetësuar për sigurinë e tyre që prej aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014.
“NATO është një aleancë që i mban premtimet. Ne do të realizojmë riforcimin më të madh të mbrojtjes tonë kolektive që prej Luftës së Ftohtë”, theksoi Stoltenberg.
“Brigada shumëkombëhse juglindore u krijua në përgjigje të mjedisit të pasigurisë dhe paqendrueshmërisë në afërsi të zonës NATO”, konfirmoi Iohannis.
“NATO nuk kërkon përballje dhe nuk përbën rrezik për Rusinë”, shtoi ai.