Botë

Turqia pezullon vizat për shtetasit amerikanë

Descriptive Text

Ambasada e Republikës së Turqisë në Uashington deklaroi se në të gjitha misionet diplomatike turke në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë pezulluar të gjitha procedurat lidhur me lëshimin e vizave për shtetasit amerikanë.

“Ngjarjet e fundit e detyruan Qeverinë e Turqisë të rishikojë edhe njëherë angazhimin e qeverisë së ShBA-ve për garantimin e sigurisë së objekteve dhe stafit të misioneve diplomatike turke. Gjatë procesit në fjalë vlerësues, procedurat për lëshimin e vizave për qytetarët amerikanë në të gjitha misionet tona në ShBA janë ndërprerë duke filluar që nga ky moment, me qëllim reduktimin e numrit të vizitorëve në ambasadën tonë dhe konsullatat e përgjithshme në ShBA”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga misioni diplomatik turk në Uashington.

Ky vendim është marrë si raprezalje ndaj deklaratës që kishte bërë më herët administrata amerikane për pezullimin e shërbimeve të vizave jo-migratore në të gjitha misionet diplomatike amerikane në Turqi.