Botë

Rajoy: Spanja nuk do të ndahet, uniteti kombëtar do të ruhet

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy, tha sot në një intervistë për Die Welt se Spanja nuk do të ndahet.

I pyetur nëse ekziston rreziku që Spanja të ndahet, Rajoy tha “Absolutisht jo, Spanja nuk do të ndahet dhe uniteti kombëtar do të ruhet”, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.

Katalonja e cila ka gjuhën dhe kulturën e saj, madje udhëhiqet nga një qeveri rajonale pro pavarësisë, mbajti referendum më 1 tetor, për t’u shkëputur nga Spanja.

Kujtojmë se dje mijëra njerëz u bashkuan në një tubim në Barcelonë për të protestuar kundër shtytjes së qeverisë katalanase për shkëputje nga Spanja.

Anketat kanë sugjeruar se më shumë katalanas favorizojnë të rrinë të bashkuar me Spanjën sesa të shpallin pavarësinë.