Gazeta afgane e lufton korrupsionin, por mezi paguan qiranë

Gazeta afgane e lufton korrupsionin, por mezi paguan qiranë

08 tetor 2017 06:30

Ishte hera e parë që Zaki Dayrabi nxori një gazetë të vogël në Afganistan, por u detyrua ta mbyllte brenda pak muajsh. Daryabi, që porsa kishte diplomuar në Universitetin e Kabulit humbi paratë e huazuara me mund prej miqve për biznesin e tij.

Por menjëherë e nxori përsëri gazetën “Etilat e Rzo”. Dhe tani pesë vjet më vonë, është shndërruar në adresën kryesore të debateve më të rëndësishme kombëtare të Afganistanit, transmeton sot “Koha Ditore” shkrimin e NYT.

Bumi mediatik

Gazeta vazhdon të mbetet në hall me punën e mbështetjes financiare. Daryabi shpesh detyrohet të shkruajë dokumente me propozime të rëndësishme, duke u kërkuar kreditorëve për durim më të madh ose detyrohet të ketë më shumë shkrime online në ditët kur nuk mund të sigurojë 250 dollarë në ditë për versionin e shtypur të gazetës.

Megjithatë, gazetarët e Daryabit njëherësh merren me raporte hulumtuese që nxisin debat të madh në shoqërinë e re demokratike afgane në kaos. Gazetarët merren me raporte që lidhen për bajraktarët e armatosur të fiseve, duke ia kujtuar shoqërisë se kush janë sunduesit e vërtetë në sistemin e ri politik.

Ai po dëshmon se cili duhet të jetë roli i mediave në Afganistan.

Ngritja e mediave të lira afgane është një prej arritjeve më të mëdha qysh prej rrëzimit të talebanëve prej koalicionit të bashkësisë ndërkombëtare më 2001... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme