“Operacioni serioz” i Erdoganit në Siri

“Operacioni serioz” i Erdoganit në Siri

07 tetor 2017 14:54

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka shpallur sot një operacion për ta rimarrë kontrollin në provincën Idlib në pjesën veriore të Sirisë, që është nën kontroll të kryengritësve.

Turqia e ka shtuar praninë e saj ushtarake përgjatë kufirit me Sirinë, pasi ishte pajtuar me Rusinë dhe Iranin, për të punuar për armëpushim në rajon.

“Ne po ndërmarrim hapa të rinj për të pasur siguri në Idlib”, tha Erdogan në fjalimin në televizion, dhe ka shtuar se “sot, një operacion shumë serioz po vazhdon në Idlib dhe kjo do të vazhdoj”.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas fjalimit televiziv në qytetin Afion, Erdogan tha se ushtarët e Turqisë nuk janë ende në Idlib dhe se ushtria po i mbështet forcat e Armatës së Lirë të Sirisë, nga brendësia e kufirit të Turqisë.

Pjesa më e madhe e Idlibit është nën kontroll të militantëve të linjës së fortë, përfshirë grupet e ndërlidhura me al-Kaidën, që aktualisht është fraksioni më i fuqishëm në këtë provincë. Ky franskion më parë ishte i njohur me emrin, Fronti Al-Nusra.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme