Sot në Rreth Botës për krizën në Spanjë

Sot në Rreth Botës për krizën në Spanjë

07 tetor 2017 14:19

Një javë pas referendumit të dhunshëm në Kataloni, të ndaluar nga qeveria qendrore, kriza në Spanjë është sërish në fokusin e emisionit ‘Rreth Botës’.

Për ngjarjet e fundit atje flasim me të ftuarën e kësaj jave gazetaren e Radio Katalonisë, Maria Alba Gilabert.

Dhe pas sulmit të tmerrshëm në Las Vegas vëmendja kthehet sërish tek kontrolli i armëve në SHBA. Në emision sjellim një copëz debati që ka ndarë shoqërinë amerikane dhe përse përkrahësit e posedimit të armëve në SHBA thirren në Amendamentin e Dytë të Kushtetutës bashkë me të dhëna të shumta rreth numrit të të vrarëve e numrit të armëve që posedojnë amerikanët.

Në ‘Life’ sjellim raportin për pritjet e gjata në radhë për ushqim e ndihma për myslimanët e Mianmarit në kampin më të madh të refugjatëve në Bangladesh. ‘Rreth Botës’ transmetohet në 17.30.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme