Një Trump enigmatik parashikon qetësi para stuhisë

Një Trump enigmatik parashikon qetësi para stuhisë

06 tetor 2017 13:48

Uashington, 6 tetor – Presidenti amerikan, Donald Trump bëri dje në mbrëmje një paralajmërim enigmatik duke konfirmuar se momenti aktual mund të ishte qetësia para stuhisë, por pa dhënë shumë shpjegime.

Trump e bëri këtë paralajmërim gjatë një seance fotosh në Shtëpinë e Bardhë para fillimit të një darke të çiftit presidencial me krerët ushtarakë dhe bashkëshortet e tyre.

“E dini se çfarë përfaqëson kjo? Mund të jetë qetësia para stuhisë”, theksoi ai papritur.

Pyetjes së gazetarëve se çfarë kishte dashur të thoshte me këtë, ai përsëriti se “mund të jetë kjo, qetësi, qetësi para stuhisë”, sipas stacionit televiziv CNN.

Reporterët e pyetën sërish për të saktësuar se kujt i referohej, nëse bëhej fjalë për Iranin apo për grupin e Shtetit Islamik.

Ai më pas është përgjigjur: “Mund t’u them një gjë, ne kemi këtë mbrëmje shefat më të mirë ushtarakë në botë. Dhe, do të kalojmë një mbrëmje shumë të mirë, faleminderit që keni ardhur”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme