Së paku 17 të vdekur në Rusi nga përplasja e një autobusi në tren

Së paku 17 të vdekur në Rusi nga përplasja e një autobusi në tren

06 tetor 2017 09:08

Zyrtarët rusë thonë se të paktën 17 persona kanë humbur jetën pasi një tren u përplas me një autobus në një kalim hekurudhor në lindje të Moskës, bën të ditur REL.

Një zëdhënës i hetuesit rajonal raportoi për 17 persona të vrarë në aksident, vetëm 100 kilometra larg nga kryeqyteti rus, në stacionin e trenit Oblast Vladimir.

Agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti, ka përmendur një zhëdhënës të zyrës së guvernatorit Vladimir të ketë thënë se autobusi transportonte “banorë të Uzbekistanit”, një shtet tjetër fqinj i Kazakistanit.

Autobusi, ishte me targa nga ish-republika sovjetike, Kazakistani, siç raportuan agjencitë ruse të lajmeve, dhe u përpoq të kalonte hekurudhën në dritën e kuqe.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme