Botë

Stuhia 'Nate', 10 viktima në Kosta Rika dhe Nikaragua

Të paktën 10 njerëz kanë humbur jetën në shtetet e Amerikës Qendrore, Kosta Rika dhe Nikaragua, si pasojë e vërshimit të stuhisë tropikale 'Nate', e cila tani i është drejtuar brigjeve jugore të SHBA-ve.

Në të dy vendet e Amerikës Qendrore është deklaruar gjendje e jashtëzakonshme dhe raportohen mbi 15 njerëz të humbur.

Stuhia 'Nate' ka shkaktuar shira të forta, rrëshqitje të dheut dhe përmbytje që po bllokojnë rrugët, duke shkatërruar urat dhe dëmtuar shtëpitë.

Në Kosta Rika, gati 400 mijë njerëz janë pa ujë të rrjedhshëm dhe mijëra po flenë në qendra strehimi, tha Komisioni Kombëtar i Emergjencave.

Në Kosta Rika, të gjitha udhëtimet në tren u pezulluan dhe dhjetëra fluturime u anuluan, gjatë ditës së enjte, ndërsa janë mbyllur edhe një duzinë parqesh kombëtare të njohura me turistët. Stuhia gjithashtu shkaktoi dëme të mëdha edhe në infrastrukturën në Nikaragua.