Madridi s’pranon negociata me Katalonjën

Madridi s’pranon negociata me Katalonjën

05 tetor 2017 09:37

Qeveria spanjolle deklaroi se nuk pranon të negociojë mbi asgjë të paligjshme, duke iu referuar kështu referendumit të së dielës dhe vendimit të Katalonjës për të shpallur pavarësinë javën tjetër.

“Nëse zoti Puigdemont do të flasë, apo të dërgojë negociatorët e tij, e di shumë mirë se ç’ duhet të bëjë: t’i kthehet rrugës së ligjit, të cilën ne nuk do ta braktisim kurrë”, thuhet në deklaratën e qeverisë së kryeministrit Mariano Rajoy.

Puigdemont ia la fjalën e fundit dialogut, edhe pse deklaroi se pavarësia është tashmë çështje ditësh. Partia e majtë Cup, një prej tre forcave më të mëdha mbështetëse të shkëputjes që kanë mazhorancën në Parlamentin katalanas, kërkon të procedohet menjëherë në bazë të nenit 4 të ligjit mbi referendumin që nuk pranohet nga Madridi.

Një ditë më parë, Presidenti i Katalonjës e akuzoi Mbretin Felipe për injorimin e qëllimshëm të miliona bashkëqytetarëve të tij. Për Puigdemont, ky është një moment që kërkon ndërmjetësim, por monarku ka refuzuar ta marrë përsipër rolin që i ofron Kushtetuta spanjolle, duke u rreshtuar në krah të qeverisë së Rajoyt.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme