Maduro nuk dëshiron “probleme” me Trumpin

Maduro nuk dëshiron “probleme” me Trumpin

16 shkurt 2017 09:20

Lideri socialit i Venezuelës, Nicolas Maduro, është shprehur se synimi i tij është shmangja e “konfrontimit” me presidentin amerikan, Donald Trump, raporton Arta Tv.

“Ne nuk duam të kemi probleme me presidentin Trump, dhe ai duhet ta dijë këtë. Trump duhet të tregohet syçelur dhe të mos i përsërisë gabimet e njëjta të cilat i kanë bërë George Bush dhe Barack Obama. Venezuela kërkon që respekti të mbizotërojë në marrëdhëniet me SHBA-në”, ka thënë ndër të tjera Maduro.

“Ftohja” e raporteve ndërmjet dy shteteve ka kulmuar edhe me ndalimin e transmetimit të televizionit “CNN” në gjuhën spanjolle, vendim të cilin qeveria e Venezuelës e mori pasi ata besojnë se ky televizion ka raportuar gabimisht për një hetim të lëshimit të vizave dhe pasaportave në Venezuelë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme