BE kërkon dialog mes Madridit dhe Katalonjës

BE kërkon dialog mes Madridit dhe Katalonjës

04 tetor 2017 18:11

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans konfirmoi sot se ka ardhur koha për të dialoguar, në respektim të Kushtetutës spanjolle, për të zgjidhur krizën politike në Katalonjë .

“Ka ardhur koha për të dialoguar, për të folur, për të gjetur rrugëdalje nga ngërçi dhe për të punuar konform urdhrit kushtetues spanjoll”, theksoi Timmermans, gjatë një debati urgjent para deputetëve evropianë të mbledhur në seancë plenare në Strasburg.

“Është e nevojshme arritja e një marrëveshjeje të përbashkët për të shkuar përpara në Spanjë”, shtoi ai.

Në deklaratën e tij, numri dy i ekzekutivit evropian u shpreh në mbështetje të shtetit të së drejtës duke dhënë mbështetje për qeverinë e Madridit.

“Detyra për të respektuar dhe mbrojtur shtetin e së drejtës mund të kërkojë ndonjëherë një përdorim proporcional të forcës”, nënvizoi ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme