Botë

Franca miraton ligjin e ri kundër terrorizmit

Descriptive Text

Deputetët francezë votuan sot ligjin e ri kundër terrorizmit, i cili policisë dhe zyrtarëve iu jep kompetenca të zgjeruara, përveç tjerash, edhe për të bastisur shtëpitë, të shqiptojnë dënime me masë arresti shtëpiak dhe mbylljen e vendeve religjioze.

Ligji të gjithë zyrtarëve të lartë lokalë ua mundëson mbylljen e xhamive, kishave dhe vendeve tjera religjioze për gjashtë muaj, nëse konstatohet se predikuesit nxisin sulme apo terrorizëm.