Botë

Vdes ish-presidenti i Irakut Talabani

Ish-presidenti irakian dhe lideri i kurdëve, Jalal Talabani ka vdekur në moshën 83-vjeçare.

Televizioni shtetëror irakian raporton se Talabani ka vdekur më 3 tetor në një spital në Gjermani.

Një mik i afërt i familjes dhe një zyrtar i lart kurd në Irbil, janë cituar të kenë thënë se Talabani ka vdekur pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar më 3 tetor.

Talabani kishte pësuar goditje më 2012 dhe ishte dërguar në një spital në Gjermani për trajtim mjekësor.

Talabani, lider veteran i përpjekjeve të kurdëve për vetëvendosje, ishte zgjedhur president më 2005, dy vjet pas pushtimit të udhëhequr nga SHBA-ja, që hoqi nga pushteti diktatorin Saddam Hussein.

Ai ishte presidenti i shtatë i Irakut, njëherësh presidenti i parë i vendit që nuk ishte arab. Talabani u largua nga pushteti më 2014.