Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hapet qendra për luftimin e sulmeve hibride në Evropë

Shefja për politikë të Jashtme e BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se Bashkimi Evropian, “nuk mund ta merrte më seriozisht se kaq çështjen e sulmeve hibride”.

Qendra, me iniciativë të Finlandës, bashkon 10 vende të BE-së, bashkë me Norvegjinë dhe SHBA-në, që të fokusohen në hulumtime, trajnime dhe edukim, transmeton rel.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mogherini ka folur para inaugurimit të Qendrës Evropiane të Përsosmërisë për Luftimin e Sulmeve Hibride, në Helksink.

NATO dhe Bashkimi Evropian do të jenë në bordin udhëheqës, të cilën Mogherini e quajti si “ kontribut thelbësor i kapaciteteve tona si përgjigje ndaj krizave”.

Bashkimi Evropian ka rritur kohëve të fundit aktivitetet për të luftuar krimet hibride të formave të ndryshme.

Komisioni Evropian, po ashtu ka propozuar që të themelohet edhe një agjenci për sigurinë kibernetike evropiane.