Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 20 të vdekur e 100 të lënduar në Las Vegas

Të paktën 20 persona kanë vdekur e mbi 100 tjerë janë lënduar nga sulmi i armatosur që ndodhi në një koncert që po mbahej në Las Vegas, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.

Personi i armatosur ka shtënë me armë nga kati i 32-të i Hotelit Mandalay Bay, drejt njerëzve në festivaliin e muzikës që po mbahej.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia tha se i dyshuari, i identifikuar si banor vendas, është qëlluar dhe vrarë nga oficerët.

Nga Qendrat Mjekësore raportohet se vazhdojnë të trajtojnë personat e lënduar me plagë nga arma e zjarrit, ndërkaq 14 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shumë hotele pranë vendit të incidentit në Las Vegas mbeten të mbyllura.