Turqisë nuk i duhet më anëtarësimi në BE

Turqisë nuk i duhet më anëtarësimi në BE

02 tetor 2017 08:23

Turqia nuk ka më nevojë të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por nuk do t’i braktisë në mënyrë të njëanshme bisedimet e ndërprera për anëtarësim, i ka thënë të dielën Parlamentit presidenti Tayip Erdogan, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Ne nuk do të jemi pala që dorëzohet. Për ta thënë të vërtetën, neve nuk na duhet më anëtarësimi në Bashkimin Evropian”, ka thënë Erdogani.

Bisedimet 12-vjeçare turke për anëtarësim janë ndalur, derisa Bashkimi Evropian ka kritikuar zëshëm fushatën e Ankarasë, pas puçit të dështuar të vitit të kaluar. Dhjetëra mijëra veta, përfshirë mësimdhënës dhe gazetarë, janë arrestuar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme