Sulm me thikë në stacionin e trenit në Marseille, dy të vdekur

Sulm me thikë në stacionin e trenit në Marseille, dy të vdekur

01 tetor 2017 16:17

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një sulmi me thikë në stacionin e trenit të Shën Karlos në Marseille, Francë.

Sulmuesi është vrarë më pas nga policia franceze, transmeton Koha.net.

Ky incident, nga autoritetet është duke u trajtuar si akt terrorizmi.

Policia ka kërkuar nga të gjithë njerëzit të shmangin këtë zonë, ndërkaq stacioni i trenit është mbyllur.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme