Martohen çifti i parë gay në Gjermani pas hyrjes së ligjit në fuqi

Martohen çifti i parë gay në Gjermani pas hyrjes së ligjit në fuqi

01 tetor 2017 14:32

Ligji për të drejtat e martesës me persona të gjinisë së njëjtë ka hyrë sot në fuqi në Gjermani ndërsa menjëherë pas kësaj është realizuar edhe martesa e parë mes dy meshkujve.

Në një lagje të Berlinit, para qindra miqve dhe mysafirëve, Karl Krel dhe Bod Mend, i kanë thënë njëri-tjetrit PO si çifti i parë me gjini të njëjtë që janë martuar me ligjin e ri që ka hyr sot në fuqi në Gjermani, raporton BBC.

Zyrat e ofiqarisë në disa qytete gjermane u hapën, për çudi, edhe të dielën për t’iu mundësuar çifteve gay të martohen në ditën e parë që kjo iu mundësua.

Gjermania ka lejuar partnerët e gjinisë së njëjtë të hyjnë në partneritet të regjistruar që nga viti 2001, por kjo nuk u jepte çifteve statusin e njëjtë në bazë të ligjit gjerman për martesat.

© KOHA

Komentet

Ardian02/10/2017 09:58

Duket se qenia njerezore eshte me johumanja ne rruzullin tokesor!

Shto koment

Të ngjashme