Trump në nëntor viziton 5 vende aziatike, fqinje të Koresë Veriore

Trump në nëntor viziton 5 vende aziatike, fqinje të Koresë Veriore

29 shtator 2017 15:34

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump do të udhëtojë në pesë vende aziatike në nëntor për të marrë pjesë në samitet rajonale, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Ai në një udhëtim 11- ditorë do të vizitojë Japoninë, Kinën, Korenë e Jugut, Vietnamin, Filipinet dhe shtetin amerikan të Hawaiit.

"Angazhimet e presidentit do të forcojnë vendosmërinë ndërkombëtare për t'u ballafaquar me kërcënimin e Koresë së Veriut", thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, transmeton KP.

Koreja e Veriut ka kërcënuar kohët e fundit për shuarjen e aeroplanëve amerikanë në rajon.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme