Botë

May: Londra garanton angazhimin e pakushtëzuar për mbrojtjen e Evropës

T#, 29 shtator – Kryeministrja britanike, Theresa May shprehu angazhimin e pakushtëzuar të vendit të saj për të mbrojtur Evropën pas Brexit, gjatë një vizite me presidentin francez, Emmanuel Macron në një bazë të NATO-s në Tapa (Estoni), 100 kilometra nga kufiri rus.

Për kryeministren britanike, siç transmeton ATSH, kjo vizitë ka qenë rasti për të kujtuar që, edhe pse do të largohet nga Bashkimi Evropian pas Brexit në vitin 2019, Britania e Madhe do të angazhohet në mënyrë të pakushtëzuar për mbajtjen e sigurisë evropiane dhe do të vazhdojë të ofrojë ndihmë dhe asistencë për shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që janë viktima të një agresioni të armatosur, nga terrorizmi apo shkatërrimet njerëzore apo natyrale.

Ajo theksoi se vendosja që prej pranverës e ushtarëve britanikë dhe francezë në këtë bazë estoneze, 100 kilometra nga kufiri rus, ishte përgjigje për një Rusi që shkel hapur ligjet ndërkombëtare.

NATO vendosi në korrik 2016 dërgimin e katër batalioneve shumëkombëshe në tre vende balltike dhe në Poloni për riforcimin e krahut lindor përballë qëndrimim të gjykuar më agresiv të Rusisë që prej aneksimit të Krimesë në vitin 2014.

“Dëshiroj të shpreh hapur se Britania e Madhe do të jetë gjithmonë përkrah aleatëve të saj (…)”, theksoi May.

Theresa May dhe Emmanuel Macron ndodhen në Estoni për një samit jozyrtar evropian në Talin.