Bejrut, 29 shtator – Të paktën 58 anëtarë të forcave të regjimit sirian u vranë dje pas një sërë sulmesh të papritura të grupit të Shtetit Islamik, veçanërisht në provincën qendrore të Homsit, njoftoi sot Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
Organizata ultraradikale, e vendosur në të gjithë Sirinë, mori përsipër sulmin në një komunikatë duke konfirmuar se disa prej luftëtarëve kishin ndërmarrë një sulm në pozicinet në jug të qytetit al-Sokhna, në shkretëtirën siriane duke shkaktuar dhjetëra të vdekur mes ushtarëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo