Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, sot ka arritur në Ankara, ku do të takohet me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për të biseduar për Sirinë dhe Irakun.
Vizita e sotme njëditëshe e Putinit në Ankara bëhet tri ditë pasi të dy liderët biseduan me telefon, me ç’rast është trajtuar edhe çështja e referendumit kundërthënës për pavarësi në rajonin autonom kurd në Irak.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rusaa dhe Turqia bashkëpunojnë shumë për së afërti”, tha Dmitry Peskov, zëdhënës i Putinit, para vizitës, transmeton Zëri i Amerikës.
Më tutje, ai theksoi se vizita e Putinit ka “qëllime absolutisht pragmatike”, duke shpjeguar se të dy vendet kanë “bashkëpunim shumë të afërt” në tregti, investime, kulturë, pastaj bashkëpunim teknik ushtarak, e të tjera.
Peskov tha se të dy palët do t’i “sinkronizojnë pikëpamjet e tyre për të gjitha këto çështje”.