Zuckerberg thotë se s’ka asgjë kundër Trumpit

Zuckerberg thotë se s’ka asgjë kundër Trumpit

28 shtator 2017 11:11

Themeluesi i rrjetit shoqëror, Facebook, Mark Zuckerberg, ka përjashtuar komentet e presidentit Donald Trump, që kjo faqe ishte gjithmonë kundër tij.

Presidenti akuzoi Facebookun për përplasje me Twitterin, duke e karakterizuar si anti -Trump.

Të njëjtin pohim e kishte bërë edhe ndaj gazetave “The New York Times” dhe “The Washington Post”.

Në anën tjetër, Facebook së shpejti do t’u dorëzojë më se 3 mijë reklama politike hetuesve në Kongres, të cilët janë duke hetuar përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane. Ueb-faqja beson se reklamat ishin krijuar nga rusët gjatë dhe pas garës presidenciale.

Facebook, Twitter dhe Google janë ftuar që të dëshmojnë para Komitetit të Inteligjencës në Senat, më 1 nëntor, lidhur me ndërhyrjen e rusëve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme