Botë

Policia spanjolle synon bllokimin e qendrave të votimit në Katalonjë

Descriptive Text

Qeveria spanjolle ka njoftuar, të mërkurën, se policia do t’i marrë nën kontroll kabinat e votimeve në Katalonjë për ta penguar mbajtjen e referendumit të planifikuar për pavarësimin e rajonit, të cilin Madridi e ka shpallur ilegal, shkruan sot Koha Ditore.

Përçarja rreth çështjes e ka zhytur Spanjën në njërën prej krizave më të mëdha politike që prej rikthimit në demokraci në vitet ‘70, pas dekadave të tëra të diktaturës ushtarake.

Kryeministri, Mariano Rajoy, tha se referendumi është i kundërligjshëm ndërsa Gjykata Kushtetuese urdhëroi anulimin e tij deri në përcaktimin e legjitimitetit. Qeveria separatiste e Katalonjës, nga ana tjetër, mbetet e vendosur për mbajtjen e votimit këtë të diel.

(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.