Botë

Aeroplani i Mattis në shënjestrën e sulmit në Kabul

Descriptive Text

Talebanët kanë thënë se ata kishin shënjestruar aeroplanin e sekretarit të mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara, Jim Mattis, në një sulm sot gjatë ditës në aeroportin e Kabulit.

Sipas zyrtarëve afganë, kryengritësit kanë hedhur gjashtë predha afër aeroportit e një prej tyre e kishte goditur një shtëpi afër.

Mattis dhe sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk ishin në aeroport në kohën kur kishte ndodhur sulmi, ata po takoheshin në Kabul me presidentin afgan, Ashraf Ghani.

Zëdhënësi i ministrit të brendshëm afgan, Najib Danish, ka thënë se “ tre terroristë janë vrarë në Afganistan nga forcat e sigurisë”.

Sipas tij edhe 11 civilë janë plagosur nga sulmet.

Jim Mattis e ka cilësuar këtë sulm si krim.