Botë

Aviacioni luftarak i Turqisë godasin territorin kurd në veri të Irakut

Forcat e Armatosura të Turqisë kanë vazhduar edhe gjatë ditës së martë operacionet ajrore kundër objektivave të organizatës separatiste, siç i cilëson Ankaraja, terroriste kurde në veri të Irakut.

Sipas njoftimit të bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke, avionë luftarakë të Komandës së Forcave Ajrore kanë ndërmarrë dje sulme ajrore ndaj kampeve të PKK-së në zonat Zap dhe Avashin-Basyan.

Në operacion u shkatërruan pozicionet e zjarrit, strehimoret dhe depo armësh e municionesh të përdorura nga terroristët.

Mësohet se avionët pjesëmarrës në operacion janë kthyet të sigurt në bazë.