Gjashtë anëtarë të administratës Trump kanë përdorur emailin privat

Gjashtë anëtarë të administratës Trump kanë përdorur emailin privat

26 shtator 2017 21:05

Së paku gjashtë anëtarë të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump - në mesin e tyre dhëndri dhe vajza, që të dy këshilltarë të tij - kanë përdorur emailet private për punë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, raportojnë mediat amerikane.

Dhëndrri i Trumpit, Jared Kushner, ka pranuar përmes avokatit se ka përdorur emailin privat në ditët e para të administratës.

Sipas gazetës New York Times, Ivanka Trump, këshilltarët e tjerë, Gary Cohn dhe Stephen Miller, si dhe ish-anëtarët e administratës, Steve Pannon dhe Reince Priebus, kanë përdorur po ashtu emailin privat për punë zyrtare.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump ka kritikuar vazhdmisht rivalen e tij demokrate, Hillary Clinton, për përdorimin e emailit privat gjatë kohës së ka qenë sekretare e shtetit.

Trump ka thënë se do ta burgoste Clintonin nga shqetësimet se mund t’i ketë keqpërdorur informacionet e klasifikuara.

Hetimet për këtë çështje janë mbyllur pa akuza.

Clinton tha se raportet se gjashtë zyrtarë të administratës Trump kanë përdorur emailet private për punë zyrtare janë "kulmi i hipokrizisë".

Komentet

Shto koment

Të ngjashme