Botë

Erdogan akuzon Kurdistanin për “tradhti”

Descriptive Text

Turqia ka akuzuar liderët e rajonit kurd të Irakut, për “tradhti” pas referendumit për pavarësi, derisa qeveria irakiane ka përjashtuar bisedimet për shkëputjen e mundshme të Kurdistanit.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në fjalimin e tij në pallatin presidencial në Ankara, ka paralajmëruar kurdët e Irakut se ata do të vdesin nga uria kur Turqia do të bllokojë kalimin e kamionëve përmes kufirit, shkruan rel.

Ai shtoi se të gjitha opsionet ekonomike dhe ushtarake po shqyrtohen, kjo si përgjigje e referendumit kurd të mbajtur në veri të Irakut.

Rezultatet primare të referendumit tregojnë se 72 për qind e votuesve kanë marrë pjesë në zgjedhje, dhe 90 për qind e tyre i kanë thënë “po” pavarësisë, raporton televizioni kurd Rudaw.

Rezultatet finale të zgjedhjeve pritet të dalin me 27 shtator.