Botë

Turqia godet kampet kurde në veri të Irakut

Në operacionet e ndërmarra në rajonet Zap dhe Avashin-Basjan në veri të Irakut, Forcat e Armatosura të Turqisë shkatërruan kampet e organizatës, siç i quan Turqia, separatiste terroriste PKK.

Në operacionet e ndërmarra në rajonet Zap dhe Avashin-Basjan në veri të Irakut, Forcat e Armatosura të Turqisë shkatërruan kampet e “organizatës separatiste terroriste PKK”.

Sipas njoftimit të bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë turke dje ndaj kampeve të PKK-së në Zap dhe Avashin-Basjan në veri të Irakut u ndërmorën operacione ajrore.

Avionët luftarak të Komandës së Forcave Ajrore Turke gjatë operacionit shkatërruan pozicionet e zjarrit, strehimoret, depot e armëve dhe municionit të terroristëve të cilët ishin në përgatitje për sulm.

Në Kurdistanin irakian sot ka filluar referendumi për pavarësi.