Botë

Fillojnë përçarjet brenda AfD-së pas fitores së bujshme

Descriptive Text

Frauke Petry, bashkëkryetarja e krahut të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), njoftoi sot se nuk do të bashkohet me grupin e ri parlamentar të partisë, transmeton atsh.

AfD-ja nacionaliste kundër politikës së migrimit fitoi 12,6 për qind të votave në zgjedhjet federale të së dielës, që do të thotë se për herë të parë do të marrë 94 vende në Bundestag.

Petry u anashkalua nga Alexander Gauland dhe Alice Weidel, në luftën brenda partisë së AfD-së, për t’u pozicionuar si një grupim politik i moderuar ose ekstrem.