Botë

Kancelarja Merkel që e arriti kancelarin Adenauer

Descriptive Text

Angela Merkel, kancelarja gjermane nga Unioni Kristian-Demokrat (CDU), dje siguroi për herë të katërt mandatin e saj.

Vendin e dytë e zuri Martin Schultz nga (SPD) dhe vendin e tretë, (AfD) me Jorg Meuthen.

Partia AfD për herë të parë zuri vend në parlament, transmeton Koha.net.

Merkel siguroi mandatin e saj të katërt, për herë të parë pas 60 vjetësh.

Zyra në Konfederatën e Gjermanisë u krijua në vitin 1867, që për herë të parë kancelar u bë Otto von Bismarck.

Bismarck ishte kancelar gjerman deri në vitin 1890.

Fillimisht, kancelari kishte përgjegjësi vetëm për Perandorinë. Pastaj, e reformën kushtetuese në vitin 1918, Parlamentit iu dha e drejta për ta shkarkuar kancelarin.

Kjo ndryshoi kur në vitin 1949, me Kushtetutën gjermane, u parapa që kancelari/ja, bëhet me zyrën më të rëndësishme në vend, duke pakësuar edhe rolin e Presidentit, transmeton Koha.net.

Që nga data 22 nëntor i vitit 2005, zyra e kancelarit është mbajtur nga Angela Merkel nga CDU, e cila e vazhdon edhe mandatin e katërt.

Mandat të gjatë sikur Merkel, mbajti para 64 vitesh, Konrad Adenauer nga CDU.

Ai mori zyrën më 15 shtator të vitit 1949, dhe e mbajti 14 vjet e 31 ditë, pra deri më 11 tetor të vitit 1963.

Pas tij, zyrën e mori Ludwig Erhard- CDU, që e mbajti zyrën 3 vjet e 46 ditë.

Më pas, Kurt Georg Kiesinger- CDU, 2 vjet e 324 ditë.

Pas tij, për herë të parë nga SPD, udhëhoqi për 4 vjet e 198 ditë, Willy Brandt.

Për vetëm 9 ditë, ushtrues detyre më pas u bë Walter Scheel nga FDP, i cili dorëzoi detyrën më 1974.

Zyrën e mori më 16 maj 1974 Helmut Schmidt nga SPD, i cili e mbajti mandatin 8 vjet e 138 ditë.

Një mandat të gjatë më pas e mori Helmut Kohl nga CDU, që mori detyrën më 1 tetor të vitit 1982, e që i zgjati deri më 27 tetor të vitit 1998.

Pas tij Gerhard Schroder nga SPD, udhëhoqi si kancelar për 7 vjet e 26 ditë.

Derisa më 22 nëntor të vitit 2005, Angela Merkel, u bë gruaja e parë që mori këtë mandat dhe vazhdon të jetë në detyrë, kjo nga fitorja e djeshme në zgjedhjet e 24 shtatorit në Gjermani.

Angela Merkel, 63-vjeçare, njihet si udhëheqësja më e fuqishme në botë.