Botë

Sot referendum i paralajmëruar për pavarësinë e Kurdistanit të Irakut

Autoritetet e Kurdistanit të Irakut sot kanë në plan të mbajnë referendumin për pavarësi me gjithë kundërshtimin e Bagdadit, bashkësisë ndërkombëtare dhe kërcënimeve ndëshkuese, transmeton Koha.net.

Kryetari i Kurdistanit ë Irakut Masud Barzani në prag të referendumit për pavarësi të këtij rajoni autonom, ka ftuar banorët të dalin në referendum dhe ka shtuar se partneriteti me Bagdadin ka dështuar, përcjell AFP.

Barzani po ashtu se “po”-ja në referendum nuk do të thotë se menjëherë do të shpallet pavarësia por është paralajmërim rifillimit të negociatave serioze me Bagdadin.

Para referendumit. kombit iu drejtua kryeministri Hajder al Abadi i cili ka thënë se do të ndërmarrë “masat e duhura” për ta ruajtur unitetin e vendit.