Botë

WP dhe AP: SHBA po vendos trupa në Siri

Mediat amerikane raportojnë se disa qindra marinsa janë vendosur në Siri, me armë të rënda artilerike, dhe se po përgatiten për të dëbuar grupin militant Shteti Islamik nga bastioni i tij në Raka.

Washington Post dhe Associated Press thanë se marinsat po parapozicionojnë artilerinë për të mbështetur forcat lokale në luftën për rikthimin e qytetit.

Reuters po ashtu raportoi se administrata amerikane është duke shqyrtuar vendosjen e rreth 1,000 ushtarëve në Kuvajt, për të shërbyer si forcë rezervë në betejën kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Këto zhvillime, sipas analistëve, tregojnë se Shtëpia e Bardhë, nën udhëheqjen e Donald Trumpit, po i jep Pengatonit fleksibilitet më të madh në luftën kundër Shteti Islamik.

Komandantët ushtarakë patën kërkuar më shumë liri nga ish-presidenti Barack Obama.