Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump takohet me Erdoğanin, e quan “mik imi”

New York, 22 shtator - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një takim me presidentin amerikan Donald Trump.

I ndodhur në New York të SHBA-ve për të marrë pjesë në sesionin e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Erdoğan ka zhvilluar një takim në hotel Lotte New York Palace me presidentin amerikan Donald Trump.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak, shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Hulusi Akar, kreu i shërbimeve inteligjente(MIT), Hakan Fidan, ambasadori i Turqisë në SHBA, Serdar Kılıç, zëdhënësi i Presidencës së Republikës Turqisë, Ibrahim Kalın, etj, gjithashtu kanë marrë pjesë në takim.

më është bërë mik, është shprehur Trump para takimit me liderin turk, të enjten në mbrëmje. “Ai drejton një pjesë të vështirë të botës, sinqerisht meriton vlerësime të mira”, ka thënë presidenti amerikan, transmeton Koha.net.

Ankaraja dhe Uashingtoni kanë raporte të ndërlikuara, për shkak të mbështetjes amerikane për forcat kurde të cilat po luftojnë kundër xhihadit, ndrësa Turqia luftëtarët kurdë i konsideron pjesëtarë të organizatës terroriste.

po ashtu ka kërkuar shumë herë nga SHBA ekstradimin Fetullah Gulenit, të cilin Erdogani e konsideron si organizator të puçit të dështuar në Turqi.