Për dhunën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, arrestohet Igor Jug

Për dhunën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, arrestohet Igor Jug

21 shtator 2017 15:57

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton arrestimin e Igor Jugo nga Kumanova, i dyshuar për pjesëmarrje në trazirat e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Në video incizimet e publikuara Jug shihet derisa në sallën e konferencave për shtyp ka qenë i armatosur derisa turma është konfrontuar me deputetët e shumicës parlamentare.

Ai akuzohet për “pjesëmarrje në turmë për të kryer vepër penale”.

“Më 21 shtator 2017 nga zyrtarë të autorizuar të Sektorit për Punë të Brendshme – Kumanovë, pas urdhëresës paraprake të 16 majit të vitit 2017 nga Prokuroria Publike në Shkup në lidhje me ngjarjet e 27 prillit në Kuvend është ndaluar personi I. J. (47) nga Kumanova, për shkak të dyshimit për ‘pjesëmarrje në turmë për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrës’”, Thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme të Maqedonisë.

Në mbrëmjen e 27 prillit, pas zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit, protestuesit të kryesuar nga nisma qytetare “Për Maqedoni të Përbashkët” të cilët u tubuan para godinës së Parlamentit, me forcë hynë brenda, ku si pasojë e dhunës së ushtruar nga ana e tyre, u lënduan 100 persona, përfshirë edhe deputetë, policë dhe përfaqësues të mediave.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme